domenica 12 aprile 2009

Kapitullon Juvja......

Dje duket sikur humbja kunder Genoas i ka dhene fund shpresave te Juventusit per titull.Nje gare e mbushur me emocione.Rezultati perfundimtar 3-2 per vendasit.Nje humbje qe ka irituar shume tifozat juventine te cilet kerkojne medoemos largimin e Ranierit.Inter tashme edhe larguar +10.


Jane dhe lista e shenuesve:

29' 1T Motta
48' 1T Motta
88' 2T Palladino
45' 1T Del Piero (R)
84' 2T Iaquinta

venerdì 10 aprile 2009

Ankand Bamiresie per viktimat e Abruzzo-s

Tifozat e juventusit te Juventus Club Curva Fliladefia,vecchiasignora.com,J1897.com,giulemanidallajuve.com e italiabianconera kane nderrmare nje iniziative bamiresie ne ndihme te viktimave te termetit te Abruzzo-s.Nga dita e Marte 14 prill 2009 do te vendosen ne ankand ne ebay bluzat e autografuara te kampioneve te juventusit si Alessandro Del Piero,Gianluigi Buffon,Pavel Nedved,Mauro German Camoranesi,Vincenzo Iaquinta,Nicola Legrottaglie,Paolo De Ceglie,Amauri,Sebastian Giovinco,Marco Marchionni dhe Giorgio Chiellini.Falenderohen me perzemersi te gjithe lojtaret e Juventusit si edhe Gianluca Pessotto te cilet u treguan mjaft te gatshem per tu bere bjese e kesaj iniciative.Jemi te sigurte se pervec se gezimit te te paturit nje bluze me autografin e kampionit te preferuar gjithashtu ne kete rast do te ndjenit gezimin se keni kontribuar edhe ju ne nje gjest bamiresie kundrejt viktimave te Abruzzo-s.

lunedì 6 aprile 2009

Zhgengjen Juventusi..........

Dita e djeshme duket sikur perfundimisht ka mbyllur garen per titull.Shkeputja +9 e Interit fale barazimit te papritur te Juventusit duket sikur ka minimizuar shume shancet e Juventusit per titull.Nje barazim qe tregoi edhe nje here gabimet foshnjarake ne mbrojtje si te Mellberg ashtu edhe Chiellinit.Nje 3-3 qe penalizon mjaft.Nje super Sergio Pellissier i ka mjaftuar Chievos per te marre nje pike te vyer ne luften per mbijetese.Ne kete ndeshje ka luajtur edhe per rreth 60minuta sulmuesi i kombetares tone Erjon Bogdani.Golat e Juves u shenuan nga Chiellini,Autogol i Yepes dhe Iaquintas i cili vazhdon te tregoje se eshte ne nje forme mbreselenese.Per Chievon u dallua nje super Pellissier i cili me trigoleshin e tij{goli i fundit ne minuten e 91'}i ka dhene Chievos barazimin ne nje prej ndeshjeve me te veshtira.Nga ana tjeter fati eshte me Interin...Nje autogol i cuditshem i Maurizio Isla i ka dhene fitoren e cila i lejon ndoshta te festojne kampionatin..

domenica 5 aprile 2009

Juventus-Chievo{Formacioni mundshem]

sabato 4 aprile 2009

Juventus-Chievo

Neser ne oren 15:00 do te zhvillohet ne Torino ndeshja ndermjet Juventusit dhe Chievos.Nje ndeshje mjaft percaktuese per te vazhduar luften per titull.Inter do te kete nje ndeshje jo te lehte me Udineze-n ne stadiumin "Friuli".Pra nje jave perfekte per te perfituar sa te mundet

giovedì 2 aprile 2009

Juventus mendon per Cannavaron

Ne oret e fundit perflitet shume per nje interesim te Juventusit per mbrojtesin aktual te Real Madridit Fabio Cannavaro.Duket se Italiani mbas ketij viti do te mbetet pa skuader pasi Reali nuk ka ndermend te rinovoje kontraten.Por pengesat kryesore jane 2:Karta e identitetit e Fabio Cannavaros e cila shenon plot 35 vite jete dhe senatoret e juves qe duket sikur nuk e kane harruar largimin e Cannavaros me te rene Juvja ne serine B....

lunedì 30 marzo 2009

Cobolli Gigli: "Juve-Inter shanci fundit"

"La sfida con l'Inter del 18 aprile può essere l'ultima occasione per continuare a credere nello scudetto". Lo afferma Giovanni Cobolli Gigli. Il presidente della Juventus vede nello scontro diretto con la capolista l'ultima chance di rimonta dei bianconeri. Per quanto riguarda il match contro la Lazio in Coppa Italia, Cobolli ammette: "Battere i biancocelesti sarebbe importante, perché un'eventuale vittoria in finale regalerebbe alla Juve la decima coppa, che sarebbe un record".


"Sfida me Inter e 18 prillit do te jete mundesia e fundit per te vazhduar te besuar tek fitorja e kampionatit.Pohon Cobolli Gigli.Gjithashtu presidenti i ekipit torinez pranon se edhe sfida me Lazion ne kupe Italie do te jete thelbesore:"Te mundim Lacion eshte shume e rendesishme,pasi nje fitore do te na dhuronte finalen,dhe nje fitore ne finale do te thonte kupen e 10 per Juven.nje rekord"


tuttomercatoweb.com

domenica 29 marzo 2009

Rruge e lire per Silvan

Mbas heqjes dore te Liverpolit per blerjen e Dadiv Silva, Juventusi ne menyre zyrtare mund te filloje te enderroje.Mesfushori i Valencias eshte nje nga objektivat e merkatos te skuadres torineze per te mbuluar rolin qe do te leje bosh Pavel Nedved.

tuttomercatoweb.com

As lojë, as rezultat, kjo kombëtare nuk ngroh askënd

Shqipëri-Hungari 0-1
Shënues: Torgelle 39′

SHQIPËRIA: Hidi, Dallku, Cana, Curri, Vangjeli, Lala, Skela, Lika (Bakaj 70’), Duro, Salihi, Berisha. Trajner Ari Han.

HUNGARIA: Babos, Vasko, Vanzcak, Bodor, Szelesi, Halmdosi (Gera 90’), Rudolf, Dardai, Torghelle, Husti, Hajzal. Trajner Ervin Koeman

Gjyqtarë: B.Kuipers, G.Patrick, A.Lobert (Holandë)
Kartonë të verdhë: Cana, Duro, Dallku / Vanzcak, Babosh, Halmdosi

Radiografia
1’- Topi i parë nga qendra e fushës shkelmohet nga Hungaria.
4’- Skela fut një top të bukur në zonën hungareze, ku Lala synon gjuajtjen, por portiere mik është më i shpejtë në dalje.
6’- Goditje dënimi për kuqezinjtë. Ekzekuton Skela, duke harkuar topin në zonën hungareze, por pa rrezik.
12’- Besart Berisha fut një top të bukur në zonën hungareze për Salihin, por ky i fundit nuk koordinohet si duhet, duke humbur një mundësi të mirë shënimi.
13’- Cana merr karton të verdhë dhe do të mungojë ndaj Danimarkës. Pas një ndërhyrje të gabuar ndaj hungarezit Torghelle, gjyqtari holandez nuk e fal.
14’- Krosim i miqve në zonën tonë, nga një godtje dënimi. Hidi bën një dalje të gabuar, Torghelle godet me kokë, por jashtë.
19’- Berisha kroson në zonën kundërshtare, ku gjendet Salihi, i cili zhytet me kokë, godet bukur, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule të portës hungareze.
30’- Hajzal ndërmerr një aksion personal, godet fort nga larg, por topi nuk i bindet vullnetit të tij, jashtë kuadratit
39’- Stadiumin kombëtar e mbulon heshtja. Hungaria ka shënuar. Torghelle, pas një gafe të Dallkut, i vetëm me portierin Hidi, gjuan fort dhe rezultati shkon në 0-1.
46’- Loja rinis nga mesi i fushës për tanët. Salihi e kthen topin tek Cana, I cili gabon, përfiton Torghelle, por hungarezi, i vetëm përballë Hidit, gjuan gabimisht, jashtë.
63’- Tjetër gabim në mbrojtjen kuqezi. Curri i dhuron një top Torghelles, i cili vërshon drejt Hidit. Portieri ynë ndërhyn, për një moment duket sikur kemi të bëjmë me 11-metërsh, por nuk është kështu.
69’- Kombëtarja kuqezi bën zëvendësimin e parë. Trajneri Ari Han hedh në fushë Bakajn, në vend të Gilman Likës.
73’ –Bakaj merr një top nga Skela, gjuan prirtazi drejt portës mike, topi grushtohet nga gardiani hungarez, prek edhe shtyllën e majtë pingule të tij, dhe përfundon jashtë.
75’ – Dallku duket i nervozuar, shkakton një ndëryrje të gabuar ndaj kundërshtarit dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Ky është kartoni i tretë i verdhë për lojtarët tanë: Cana, Duro dhe Dallku.
80’- Kroson Bakaj nga krahu i majtë i sulmit kuqezi, topi gjen kokën e Berishës, që godet me kokë, por gjuajtja është qëndrore. Pa problem për portierin hungarez.
83’- Dallku ka marrë krahun e djathtë, ka future një top të rrezikshëm në zonën mike, ku shkaktohet një lëmsh para portës hungareze. Ndërhyn Vancszak, që eviton rrezikun.
90’+2 – Pas dy minutash shtesë, gjyqtari holandez, mjaft i kontestuar nga kuqezinjtë për vendimet e tij, vërshëllen për mbarimin e ndeshjes. Hungaria merr 3 pikë mjaft të cmuara kreu, ndërsa Shqipëria shënon zhgënjimin e radhës, pas Maltës. Tifozët e shumtë që kishin mbusbhur stadiumin “Qemal Stafa” largohen me kokën ulur.

Komenti

Jemi shfryrë sërish, pavarësisht se u kemi rënë tam-tameve të një fitoreje, që do të na mbante akoma të tendosur për ndeshjet në vazhdim, pavarësisht se kuqezinjtë dhe trajneri Ari Han kishin premtuar për të marrë 3 pikët ndaj Hungarisë, si autokritika më e mirë për atë zhgënjim të Maltë. Por, asnjëra nga këto nuk ka ndodhur, përkundrazi, kombëtarja e ka ”trashur zullumin“ e saj, jo se është mundur, por sepse loja e saj ka qenë mjaft e shplarë. Hungaria mbetet për Shqipërinë “macja e zezë“, pasi nuk i ka shënuar dot asnjë gol në të gjitha ballafaqimet, nuk i ka marrë asaj asnjë fitore. Trajneri Han ka qëndruar “i ngrirë“ në stolin kuqezi, pasi patrioti i tij, gjqtari holandez, ka vërshëllyer plot tri herë për mbarimin e kësaj ndeshjeje. I ka ikur mundësia më e mirë e mundshme për të marrë një fitore në këto eliminatore, ndërkohë që pjesa e mbetur e kësaj faze kualifikuese për në Botërorin 2010 është një “ferr“ i vërtetë për të dhe kombëtaren shqiptare. Duke nisur nga data 1 prill, kur do të udhëtojë drejt Danimarkës, për t’u ndeshur me skuadrën vendase, që është e para në grup dhe vjen me moralin e lartë, atë të fitores së të shtunës 3-0 në Maltë. Po si filloi kjo ndeshje për kombëtaren tonë. Të gjithë janë habitur në fillim, kur kanë parë jo pak ndryshime në formacionin e kombëtares sonë, të deklaruar në konferencën për shtyp edhe nga trajneri Han. Ervin Bulku është në stol, ndërkohë që Kristi Vangjeli gjendet në fushë, duke “përjashtuar“ kështu nga tapeti i blertë Elvin Beqirin. Në sulm, i deklaruar, është Hamdi Salihi, ndërkohë që Berisha gjendet i dyzuar mes krahut të djathtë të sulmit, por edhe detyrave sulmuese, për të mbështeur shkodranin e Riedit në Austri. Lala dhe Klodian Duro përbëjnë qendrën e mesfushës, ndërsa krahët e saj përbëhen nga Skela dhe Gilman Lika, Mbrojtja ka dyshen e qendrës, Cana-Curri, me krahët, Dallku dhe Vangjeli. Loja nis e vakët për tanët, ndërsa nga ana e tyre, hungarezët, që në sekondën e parë, tregojnë se janë të vendosur të marrin maksimumin e tyre. Miqtë kontrollojnë mesfushën, ushtrojnë presing në këtë repart, cka e bën tepër të vështirë punën e Lalës, ndërkohë që Duro dhe Skela janë jashtë formës së tyre më të mirë. Inkursionet e Gilman Likës në të majtë të mesfushës kuqezi sjellin pështjellim në radhët e hungarezëve, por krosimet e tij gjejnë një mbrojtje të pagabueshme të miqve, që janë të pakalueshëm, në luftën në ajër, por edhe në lojën në tokë. Skela nuk është në gjendje të krijojë e të dirigjojë lojën e kombëtares sonë, ndërkohë që Berisha mundohet në krahun e tij të depërtojë, por loja individuale nuk e shoien gjëkundi. Ai mbetet i larguar nga Salihi, që detyrohet të kthehet deri në mesfushë për të marrë topin e për të goditur portën kundërshtare. Mbrojtja, me në krye Canën dhe Currin, por edhe Dallku me Vangjelin, është në ditën e saj më të zezeë. Gabime të të gjithëve, njëra pas tjetrës, që derivojnë në minutën e 39-të të ndeshjes me një dhuratë për sulmuesin kryesor të hungarezëve, Torghelle, i cili nuk fal, i jep fitoren skuadrës së tij. Pas një gabimi në gjysmëfushën tonë nga Vangjeli, i cili mbetet i shtrirë përtokë, topi shkon në zonën tonë, ku Dallku nuk e spastron zonën kuqezi, por e godet sferën aq sa për t’ia bërë tepër të lehtë punën Torghelles. Ky i fundit, i gjendur vetëm me portierin Hidi, gjuan fort dhe shënon. Minutat pasojnë më tej, por kuqezinjtë tanë nuk kanë forcë të reagojnë. Përkundrazi, kontrollohen pa problem nga hungarezët, që vazhdojnë të jenë zotër të mesfushës. Trajneri Ari Han shikon nga stoli, në pjesën e dytë, largon nga fusha Gilman Likën, ndër të dalluarit në këtë ndeshje, së bashku me Lalën, dhe hedh në lojë Elis Bakajn. Lojtari i Dinamos në kampionatin shqiptar është konfuz, nuk arrin të futet në lojën e duhur, kështu që nuk i shpëton as ai ditës së errët të kombëtares. Nga ana e tyre, hungarezët fillojnë të vonojnë lojën, derisa presin fiunishin e 90 minutave si fitimtarë. Kuqezinjtë lënë stadiumin ”Qemal Stafa” kokulur, së bashku me tifozët e shumtë kuqezinj, duke zhgënjyer totaliht, në lojë dhe rezultat. Bashkë me ta, edhe trajneri Ari Han rregjistron një tjetër ndeshje të dobët, duke i detyruar të pranishmit të thonë se kjo kombëtare, bashkë me Hanin, është vërtet në pikën zero. Edhe pse ka arritur të grumbullojë 5 pikë, nuk ka bindur në lojë logjike dhe në një filozofi të qartë loje.



sportishqiptar.com

sabato 28 marzo 2009

Shqiperia-Hungari!

Sot eshte dita e se vertetes.Ne oren 20:30 ne stadiumin kombetar"Qemal Stafa" do teluhet ndeshja e shumepritur.Shqiperia sot luan me nje objektiv te vetem ne fushe...Fitoren.Hungaria gjithashtu vjen me synime te qarta sic ka deklaruar traineri tyre Koeman.Formacion shqiptar duket se eshte me se i qarte:

Hidi

Dallku Beqiri Cana Curri

Duro Lala Bulku G.Lika
Skela
Salihi

Forca SHQIPERIA!!!!!!!!!! O sa mire me qene SHIPTAR!!

venerdì 27 marzo 2009

Vecchiasignora.com nderon Del Pieron me cmimi lojtari me mire i vitit i Juves


Historia përsërit veten ...
Vecchiasignora.com pak më shumë se dy vjet në internet është bërë përsëri protagonist, i cili i pari midis të gjitha forumet e tifozëve online në Itali, ka çuar nje shpërblim material një lojtari te Juventusit pas një sondazhi te brendshem në forum
Dy anëtarë të stafit ufobianconero dhe antonello moggi shkuan të shtunën pasdite ne hotelin ku Juventusi Qendronte dhe i kanë dorëzuar Alessandro Del Piero-s nje targë qe perfaqesonte cmimin e lojtarit më të mirë të Juventusit te sezonit 2008-09

Kapiteni ynë na falenderoi dhe na kërkoi të përcjellë tij përshëndetjeve dhe falenderimet e tij për të gjithë përdoruesit, edhe ata që nuk votuan për te p dhe natyrisht një FORZA JUVE GJITHMONË!

vecchiasignora.com

Camoranesi:"Kunder Inter do te jem i pranishem"

Mesfushori i Juventusit Mauro German Camoranesi vazhdon me shpejtesi procesin e tij te rikuperimit.Ai ka deklaruar se shpreson te rikthehett me rastin e ndeshjes kunder Interit me 18 prill.Ai ka dekluar se juvja nuk do te heqe dore nga asnje kompeticion dhe do te kerkoje maksimumin si ne kampionat ashtue edhe ne kupen e Italise.


tuttosport.com

Ari Han: Fitorja ndaj Hungarisë, autokritikë edhe për Maltën!

Sapo është kthyer nga stërvitja e paradites, Ari Han është ulur në fillim në hollin e hotelit, më pas ka drekuar bashkë me kolegët e tij. Siç ishte programuar, është paraqitur menjëherë në sallën e konferencave. Nuk ka nguruar t’u përgjigjet me sinqeritet të gjitha pyetjeve të gazetarëve. Ka qenë i drejpërdrejtë në të gjitha çështjet e diskutuara, që nga mosthirrja e Bogdanit, loja e Canës dhe Lalës, deri te forma e Salihit. Han nuk e ndjen presionin e rezultatit, sepse në mendjen është vetëm fitorja, për të rikuperuar pikët e humbura me Maltë.

Forma fizike, alibia për barazimin e Maltës

Para se t’i përgjigjej pyetjeve, trajneri Ari Han i është kthyer edhe një herë ndeshjes me Maltën, duke theksuar se nuk ka qenë faji i lojtarëve, por i formës së dobët fizike, për shkak se në atë periudhë shumë futbollistë vinin pas fazës përgatitore të janarit. “Kjo është ndeshja e radhës për ne ku besoj se kemi diçka për të rikuperuar pas atij barazimi me Maltën, ku gjërat nuk shkuan siç e kisha parashikuar. Sigurisht unë i kam gjetur arsyet pse ka ndodhur kështu. Zhgënjimi në Maltë nuk ka pasur lidhje me lojtarët, por me periudhën kur u zhvillua kjo ndeshje. Malta ishte në kondicion të plotë fizik në mes të sezonit, ndërsa futbollistët e Shqipërisë vinin pas fazës përgatitore të dimrit. Mund të përmend në këtë rast lojtarët tanë që luajnë në Ukrainë. Pjesa e dytë në Maltë ishte e tmerrshme, frikësuese. Në të parën ne duhet të udhëhiqnim, por në fund duhet të ishim të gëzuar që morëm një pikë. Pra, nëse futbollistët nuk kanë luajtur mirë me Maltën, kjo ka ardhur si rrjedhojë e gjendjes jo të mirë fizike, - ka sqaruar Han, i cili sheh ndryshim të madh te gjendja aktuale e futbollistëve kuqezi. ‑ Sot shikoj një skuadër më të freksët, me ambicje dhe egoiste, që më bën të jem shumë optimist. Sigurisht dëshira është të fitojë çdo ndeshje, por kjo nuk mund të jetë e mundur. Duke pasur parasysh humbjen me Hungarinë dhe barazimin me Maltën, ka ardhur momenti t’i kthehemi fitores. Fatkeqësisht, kemi dy futbollistë të dëmtuar, Lilën dhe Beqajn, megjithatë them se me grupin që kemi në dispozivion do të arrijmë një rezultat të mirë.”

Cana‑Lala, dyshja që nuk shkon

Mund të duket shumë e çuditshme, por kur e dëgjon nga Hani dhe me shumë vëmendje kupton se ai ka të drejtë. Lorik Cana dhe Altin Lana janë dy lojtatë që vështirë t’u gjenden zëvendësuesit, të paktën për momentin, mirëpo faktet kanë treguar se kur luajën pranë njëri‑tjetrit nuk janë shumë rezultativë. “Lorik Cana është një futbollist që për mua jep më të mirën në mesin e fushës, por kur aktivizohet bashkë me Lalën në mesfushë, nuk është se kanë zhvilluar lojë të mirë. Për këtë arsye, mendoj se do të ishte më mirë që këta dy futbollistë të mos luajnë pranë njëri‑tjetrit. Cana ka treguar se mund të jetë shumë i vlefshëm në qendër të mbrojtjes. Këtë e kemi parë në ndeshjen me Portugalinë. Pas ndeshjes me Hugnarinë, kam pasur një bisedë me Canën, të cilit i kam shpjeguar që si ai edhe Lala bëjnë të njëjtin rol. Ky ishte mendimi im dhe besoj se është i drejtë, pasi ka dhënë rezultat. Besoj që Cana do të bëjë të njëjtën paraqitje si në Portugali. Gjithashtu mund të them se mund të luajë që nga minuta e parë në krahun e majtë Gilman Lika, i cili është i shpejtë dhe i fuqishëm. Ka qenë nga të vetmit lojtarë që ka dhënë rëndiment të lartë në Maltë.

Zhgënjim për Bogdanin, besimi te Salihi

Barazimi me Maltën ka qenë shumë zhgënjyes për të gjithë shqiptarët, por edhe për trajnerin Ari Han. Një rast i humbur nga Erjon Bogdani i ka mbetur të gjithëve në mendje, por më shumë holandezit, që nuk ka preferuar ta therrasë sulmuesin e Kievos për dy ndeshjet e radhës së kombëtares. “Të gjitha skuadrat e mëdha luajnë në këtë mënyrë, pra me një sulmues. Duron e shikoj më shumë si sulmues se mesfushor. Në duhet të organizohemi mirë që në mbrojtje dhe të dalim në sulm në mënyrën e duhur. Mund të them se jam paska i zhgënjyer nga Erjoni (Bogdani), sepse rastet që ka humbur me Maltën duhet të ishin bërë gola. Kjo është arsyeja pse nuk është thirrur. Për fat të mirë, ai po luan dhe ka shënuar me skuadrën e tij dhe ndoshta mosthirrja në kombëtare do të ndikojë për mirë tek ai. Besoj se do t’i japë energji të reja. Salihi është në formë shumë të mirë, ka bërë gola dhe ka luajtur shumë mirë, sikurse Berisha, që ka shënuar me skuadrën e tij.

Fitorja, gjëja e vetme që më shkon më mendje

Për mua ka shumë rëndësi reagimi i skuadrës. Unë gjithmonë nisem me idenë që do ta fitojmë ndeshjen. Janë dy takime për t’u luajtur dhe unë nuk mund të mendoj për të ardhmen time, por për të marrë më të mirën me Hungarinë dhe Danimarkën. Kemi lënë dy pikë në Maltë dhe në njëfarë mënyre këto pikë duhet t’i rikuperojmë në dy takimet e ardhshme. Të shtunën duhet të jemi maksimalisht të përqendruar për ta fituar ndeshjen. Edhe Hungaria vjen pas shumë vitesh zhgënjim dhe federata e saj pret shumë nga ky takim. Ne kemi avantazhin që luajmë në fushën tonë, para tifozëve tanë, që do të jenë lojtari ynë i 12‑të. Dua të theksoj se e ardhmja ime nuk varet nga kjo ndeshje.?

Sulmuesit e Shqipërisë luajnë të vetëm

Kombëtarja shqiptare ka shënuar pak gola edhe në të kaluarën, ndaj nuk mund të flasim për krizë golash. Për një skuadër me potencialet e Shqipërisë ka mjaft rëndësi organizimi në mbrojtje. Kjo u pa qartë edhe në momentin kur u gjendëm në disavantazh në Hungari. Duhet theksuar se sulmuesit e Shqipërisë nuk luajnë në skuadra të nivelit të lartë. Është edhe një detaj tjetër që duhet përmendur: sulmuesit tanë, luajnë të vetëm në sulm edhe në skuadrat e tyre. Pra, Shqipëria ka sulmues që janë mësuar me lojën e kundërsulmit, çka shikohet edhe në seancat stërvitore që kam zhvilluar. Kjo aftësi e kufizuar e tyre shprehet edhe në lojëne e kombëtares. Megjithatë duhet të punojmë fort për t’u përmirësuar në fazën sulmuese, pasi ndeshja nuk mund të fitohet pa shënuar.

Akuza e Hanit: Ka njerëz që nuk e duan kombëtaren

Trajneri Ari Han ka gjetur rastin për të thënë diçka në lidhje me mosmarrëveshjen e fundit mes FSHF‑së dhe drejtorisë së stadiumit ndërkombëtar “Qemal Stafa”. Madje holandezi është treguar mjaft i ashpër, duke hedhur akuza të rënda ndaj atyre që sipas tij, dëshirojnë dështimin e kombëtares: “Dua të shtoj diçka për stërvitjen që kemi në mbrëmje. Gjithonë në grumbullimin e kombëtares bëhet një plan stërvitor, ku përfshihet edhe një seancë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Vetëm një ditë më parë jam njoftuar se nuk mund ta zhvillonim këtë seancë. Vetëm një pyetja kisha. Pse ky zotëri kërkon të marrë një përgjegjësi kaq të madhe, për të mos na lejuar të stërvitemi në “Qemal Stafa”? Mendoj se pas këtij njeriu duhet të fshihen të tjerë. Ne duam t’i krijojmë kushtet më të mira kombëtares, që të mund të arrijmë rezultatin e duhur, kështu që, qoftë Shqipëria, qoftë Hungaria, duhet të lejohen të kryejnë një seancë stërvitore aty ku do të luhet ndeshja. Në qoftë se njerëz të caktuar mendojnë ndryshe, atëherë le të shprehen. Si duket, nuk janë të interesuar që kombëtarja të bëjë një parqitje të mirë. Janë njerëz që nuk i duan të mirën kombëtares. Nuk mund ta shpjegoj ndryshe këtë situatë.” Më ashpër se kaq nuk kanë reaguar as drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Menjëherë pas transmetimit në televizion të deklatarës së Hanit, ka ardhur edhe reagimi i drejtorisë së stadiumit, që ndryshe nga herët e tjera, ka pranuar, madje me shumë zell, që kombëtarja ta zhvillojë stërvitjen në “Qemal Stafa”. Rreth orës 20:00, autobuzi me futbollisët kuqezi ka mbarritur pranë stadiumit, ku është zhvilluar pa më të voglin problem seanca e pasdites. Më shumë se i mbështetur në rregullore, qëndrimi i drejtorit Dhales duket se ka qenë një lapsus, që thuhet se ka vënë në lëvizje instancat më të larta të shtetit shqiptar.

Dëmtohet Arjan Beqaj, 3 muaj larg fushave

Mund të thuhet me plot gojën se fati i keq e ka ndjekur portierin e kombëtares, Arjan Beqaj. Në stërvitjen e ditës së enjte, paradite, gjatë një planzhoni, Beqaj ka nxjerrë shpatullën, duke e lënë fushën me dhimbje të mëdha. Stafi mjekësor kuqezi ka bërë konstatimin e momentit rreth dëmtimit të portierit, duke e dërguar atë menjëherë për ekzaminime të hollësishme në Spitalin Ushtarak. Atje u është nënshtruar ekzaminimeve të detajuara, në bazë të të cilave ka rezultuar këputje e ligamentit në shpatullën e dalë gjatë stërvitjes së paradites. Kjo gjë do të thotë 3 muaj pushim absolut të Beqajt, larg fushave të stërvitjes dhe të lojës. Vetë portieri, i traumatizuar, duke iu nënshtruar fatit shumë të keq, sepse sapo kishte lënë pas një dëmtim, është shprehur: “Jam shumë i pezmatuar. Sapo kisha kaluar një dëmtim, që më la disa kohë jashtë fushave të blerta, kur pësoj tjetrin, këtë herë edhe më të rëndë. Nuk di ç’të them, por vërtet ndihem i dërrmuar psikologjikisht. Humba këto dy ndeshje mjaft të rëndësishme me kombëtaren, por po mbyll kështu edhe sezonin tim më të errët sportiv. Mjekët këtu në Tiranë më thanë që kam këputur ligamerntin gjatë daljes së shpatullës, ndaj për 3 muaj duhet të bëj pushim absolut. Kam në plan të shkoj në Beligjikë, për të bërë një kontroll më të specializuar dhe për të filluar fazën e riaftësimit.”

Një dëmtim i rëndë ky për portierin titullar kuqezi, që vjen në momentin më të padëshirueshëm për të. Jo vetëm sepse sapo kishte lënë pas një tjetër dëmtim, por sepse i ka hedhur në erë, sikurse thotë edhe vetë, dy oferta të mira, për të kaluar në një skuadër italiane ose në një skuadër franceze sezonin e ri futbollistik. Pa llogaritur këtu mungesën në kombëtare.

“Vodafone” mbështet kombëtaren, 25 mijë euro për fitoren

Kompania e njohur celulare në Botë, “Vodafone”, e pranishme edhe në Shqipëri, përmes një mbrëmjeje sepciale gala me kombëtaren dhe gazetarët sportivë, të organizuar në Durrës, ka deklaruar se do të jetë për të dytin sezon radhazi në mbështetje të kuqezinjve, si sponsor zyrtar i tyre. Madje, për ndeshjen me Hungarinë, “Vodafone” do të jetë e pranishme edhe në stadium, me një flamur të madh kuqezi, por ka vënë edhe premio prej 25 mijë eurosh për fitoren. Duke patur si synim kryesor ndarjen e emocioneve të fitores dhe të krenarisë me të gjithë popullin shqiptar, në ndeshjet e ardhshme eliminatore për Kupën e Botës 2010, “Vodafone” ka premtuar sponsorizim dhe premio të rregullta, me qëllim mbështetjen e kauzës së përbashkët kuqezi. “I urojmë kombëtares shqiptare të futbollit të arrijë qëllimet e saj, njëkohësisht të promovojë idealet e sportit në mënyrën më të mirë. Ne kemi bindje të thellë se kjo skuadër është ambasadorja më e mirë e Shqipërisë në fushën e sportit jashtë vendit, ndaj jemi këtu për ta mbështetur e për ta inkurajuar të fitojë me Hungarinë, por edhe në ndeshjet pasuese,” – ka nënvizuar në fjalën e tij Charalampos Bromudis, drejtor i përgjithshëm i “Vodafone Albania”




sportishqiptar.com

Hamsik ne shenjestren e Juves

Sipas dy gazetave te famshme italiane[Gazzetta dhe La Stampa] eshte lojtari sllovak i Napolit Marek Hamsik objektivi numer nje i Juventusit per sezonin e ardhshem.Mendohet se juventusi do te formuloje nje kerkese zyrtare Napolit per nje shifer rreth 25milione eurosh.Pra pistat e merkatos sa vjen e po shumohen pasi mbas "shenjestrimit" te Diegos dhe Silvas tani duket se objektivi i rradhes i zonjes se vjeter Eshte Hamsik.Ne ditet e ardhshme ndoshta gjithcka do te behet me e qarte.

Cobolli:"Fitorja e kampionatit?Mundesi 30%

"Jam realist, mundesite per fitoren e kampionatit te ketij viti jane shume te pakta.Kuptohet qe mundesite jane te pakta,por kjo qe nuk ndikon ne moralin tone.Ne vazhdojme te besojme dhe do te besojme deri atehere kur matematika nuk do te na lejoje me kete gje".GJithashtu nga Presidenti Juventusit eshte thene shume qarte se posicioni i Ranierit eshte solid dhe nuk ka asnje mundesi largimi

giovedì 26 marzo 2009

Del Piero frenon ardhjen e Cassanos

Keto dite eshte spekuluar shume per nje transferim te mundshem te Cassanos te Juventusi.Por duket se nje nga pengesat potenciale te ketij tranferimi eshte edhe kontrata e Del Pieros.Kontrate qe zgjat deri ne vitin e ardhshem.Nje kontrate qe do te mbyllte shume hapesirat per Cassanon.Gjithashtu edhe cmimi i kartonit te Cassanos eshte nje cmim mjaf i shtrenjte.Perflitet per rreth 20milione euro qe Sampdoria kerkon per nje largim te mundshem

Silva:Juventus me kerkon?E di vetem prej gazetave...

Juvja eshte interesuar per mua? E di kete gje vetem nepermjet mediave.Une personalisht nuk di gje.David Silva gjithashtu flet edhe per te tashmen e tij:"Jam shume i perqendruar tek Valencia dhe tek kombetarja spanjolle.Kam nje problem fisik qe nuk me lejon te vrapoje mire.Por po stervitem dhe se shpejti shpresoj te rikuperohem dhe te luaj me Spanjen."


Free Blogger Templates by Isnaini Dot Com and Home Improvement. Powered by Blogger